24.2 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Basha “e mëson” Gjykatën çfarë të bëjë me PDK-në e LDK-në, e Limajn mundohet ta “frikësoj” me prag

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka paralajmëruar opozitën se e marta është mundësia e fundit për ta kaluar me votim të fshehtë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Ai tha se nëse nuk sigurohen votat, procesi do të kalojë në votim të hapur dhe kandidati do të ndryshohet.

Basha e quajti qëndrimin e opozitës kundër votimit të fshehtë si “absurd dhe antikushtetues” dhe shtoi se Kushtetuta e garanton këtë formë votimi.

Sipas tij, refuzimi i opozitës për të bashkëpunuar mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa koalicioni LDK–PDK “do të marrë dënimin e merituar”. Ai tha se disa parti “nuk do ta kalojnë as pragun” nëse vendi shkon në zgjedhje.

Të ngjashme

Të fundit