Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha i është bashkuar reagimeve pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës, ku një zyrtar policor ka humbur jetën dhe janë plagosur dy të tjerë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Basha i ka bërë thirrje Beogradit që të dënojnë dhe të distancohen nga kjo ngjarje e rëndë.
“I tronditur nga vrasja e punonjësit të Policisë së Kosovës dhe plagosja e një tjetër punonjësi ne Leposaviq. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe kolegët e punonjësit që humbi jetën në krye të detyrës si dhe për daljen nga rreziku e shërimin e kolegut të tij të plagosur”, thuhet në reagimin e Bashës.
“Në këtë çast kritik të betejës kundër krimit jemi në krah të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë para ligjit. Ju bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese”, ka përfunduar ai.