13.6 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Baseli në finale të Kupës, Shaqiri shkëlqen sërish

- Advertisement -

Xherdan Shaqiri ka zhvilluar tjetër ndeshje të madhe, ndërsa Baseli ka bërë vend në finale të Kupës së Zvicrës.

Të dielën pasdite në gjysmëfinale, Baseli fitoi 3:2 ndaj Lausannes. Ndeshja u vendos pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.

Shaqiri ishte pjesë e aksioneve në golin e parë dhe të dytë të Baselit. Baseli dy herë u kthye nga disavantazhi, ndërsa golin e fitores e shënoi në minutën e 110-të.

Shaqiri, Albian Ajeti dhe Leon Avdullahu startuan te Baseli.

Alban Ajdini ishte zëvendësues te Lausanne. Në finale, më 1 qershor në Bernë, Baseli përballet me skuadrën Biel-Bienne, që garon në kategorinë e tretë.

Të ngjashme

Të fundit