6.1 C
New York
Monday, April 7, 2025

Buy now

Baseli e mposht Luganon e Amir Saipit, shënon gol edhe Xherdan Shaqiri

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe ndeshjet përmbyllëse të xhiros së 31-të në elitën e futbollit zviceran.

Baseli i bëri konak Luganos, me takimin që u luajt në “St. Jakob Park” dhe që e fitoi 2-0.

Te Baseli nga fillimi luajti Xherdan Shaqiri, i cili i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 64-të, duke mposhtur portierin e kombëtares së Kosovës, Amir Saipin.

Baseli e shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes përmes Soticek në minutën e 82-të, për të marrë një fitore të madhe.

Kjo skuadër po udhëheq në tabelë me 55 pikë, katër më shumë se vendi i dytë.

Lugano i Saipit është në vendin e pestë me 48 pikë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit