“Barra e peshës në atë që duhet bërë tash rëndon disproporcionalisht mbi Kosovën”, ka shkruar në një seri “X”-ash, ish-Ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, duke komentuar ngarjet e fundit në pjesën veriore të Kosovës në raport me dialogun për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi në Bruksel, raundi i ri i Nivelit të Lartë i të cilit zhvillohet më 14 shtator.
Selimi jep një “kronologji të asaj që pritet” nga pala kosovare për shtensionim të situatës, e ku pas shtensionimit parasheh që të nis zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshja kjo që të qendërzuar e ka Asociaciacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe.
“Kosova dhe ndërmjetësit janë para vështirësive. Kronologjia e asaj që pritet është si vijon: Kosova duhet të shtensionojë (situatën në veri): zgjedhje të reja me pjesëmarrje të serbëve lokalë; të tërheq policinë – në mënyrë që sanksionet të hiqen. Dy: pas shtensionimit; Kosova dhe Serbia duhet të nisin zbatimin e ujdisë së Ohrit”, ka shkruar Petrit Selimi.
Por, “menjëherë pas shtensionimit”, Selimi është i bindir se Kosova duhet të nis “të dizajnojë dhe zbatojë” Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, të cilën siç thotë ai, “mendjengurtësisht qeveria kosvare e ka refuzuar në të kaluarën”.
Por, siç thotë ai, “është esenciale brenda kornizës së Ohrit”.
“Barra e peshës tash rëndon disproporcionalisht mbi Kosovën”, ka konkluduar ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi.