Njësia Antikontrabandë e Doganës ka zbuluar dhe parandaluar tri raste të tentim-kotrabandës në pikën kufitare të Merdarës.
Në rastin e parë janë gjetur dhe sekuestruar mbi 600 paketime të barnave dhe steroideve të llojeve të ndryshme, transmeton lajmi.net.
“Në rastin e parë të këtij operacioni, Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave dhe steroidëve të pa deklaruar. Mallrat identifikuar janë përfshirë në mbi 600 paketime të llojeve të ndryshme. Procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj personit përgjegjës dhe mallrat janë konfiskuar, duke ndaluar tentativën e kontrabandimit të këtyre substancave të rrezikshme”, thuhet në njoftim.
Kurse në rastin e dytë njësiti ka konfiskuar rreth 35 kg preparate kimike për dysheme të padeklaruara.
“Operacioni ka vazhduar me zbulimin e sasisë së preparateve kimike për dysheme, që arrijnë një peshë prej rreth 35 kilogramë. Mallrat janë konfiskuar dhe është nisur procedura kundërvajtëse për personin përgjegjës”, thuhet në njoftim.
Teksa në rastin e tretë është parandaluar kontrabanda e 10 telefonave të markës iPhone.
“Gjatë operacionit të sotëm është zbuluar tentativa për kontrabandimin e 10 telefonave të markës iPhone Pro Max 13 dhe 12. Këto mallra janë konfiskuar, duke parandaluar tentativën e paligjshme për t’u futur në territorin e Kosovës”, thuhet në një njoftim.