35 C
New York
Wednesday, July 30, 2025

Buy now

Barduani për deklaratat e Trump dhe Osmanit: S’kemi vërejtur ndonjë ndryshim domethënës në praninë e forcave të armatosura serbe

- Advertisement -

Komandanti i KFOR’it, Enrico Barduani, është pyetur nëse ka pasë rrezikim të sigurisë në Kosovë pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe më pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani.

Ai tha se KFOR monitoron dhe kryen vazhdimisht patrullime përgjatë vijës kufitare mes Kosovës e Serbisë, por se nuk kanë vërejtur prani të shtuar të ushtrisë serbe.

“Sipas mandatit tim, nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim domethënës në praninë dhe vendosjen e forcave të armatosura serbe. Përveç kësaj, bazuar në procedurat ekzistuese që rrjedhin nga marrëveshja ushtarako-teknike e nënshkruar nga NATO dhe Qeveria e Serbisë në vitin 1999, forcat e armatosura serbe duhet të informojnë rregullisht KFOR-in për vendosjen e forcave dhe aktivitetet operative pranë vijës kufitare administrative, ajo që dikur quhej ish-zona e sigurisë tokësore. Si komandant i KFOR-it, mund të them se bashkëpunimi është i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm”, tha Barduani për Kosovo Online.

Ai tha se komunikon vazhdimisht me institucionet e sigurisë në Kosovë dhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Dua të them Gjeneralin Milan Mojsiloviq. Kjo ndihmon në ruajtjen dhe përmirësimin e ndërgjegjësimit tonë të ndërsjellë për situatën”.

Të ngjashme

Të fundit