18.8 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Barduani në panairin Multikulturor për fëmijë: KFOR i njeh fëmijët si burim themelor për të ardhmen e Kosovës

- Advertisement -

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, mori pjesë sot në panairin Multikulturor për Fëmijë.

Nga KFOR shkruan se pjesëmarrja e Gjeneral Barduanit në këtë ngjarje dëshmon se si KFOR-i i njeh fëmijët si një burim themelor për të ardhmen e Kosovës.

“Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është një ditë përkujtimore që nderon fëmijët në mbarë botën, e festuar më 1 qershor.  Dita e ka origjinën nga Proklamata e Gjenevës e vitit 1925 në Konferencën Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve, me qëllim promovimin e mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve”, shkruhet ndër tjerash në njoftimin e tyre.  /Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit