19.7 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Barduani i shkon Osmanit në zyrë, flasin për zhbllokimin e ngërçit politik

- Advertisement -

Sot, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas KFOR-it, takimi ishte pjesë e bashkëveprimeve të rregullta të Barduanit me homologët e tij përkatës në Kosovë dhe në rajon.

Situata aktuale dhe bashkëpunimi mes KFOR-it dhe Institucioneve në Kosovë ishin temat kryesore të takimit.

Barduani i përcolli Osmanit shpresën e tij për një zhbllokim të shpejtë të bllokimit aktual politik, me qëllim që të rifillojë menjëherë trajtimin e sfidave më urgjente për rajonin.

Ai gjithashtu theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it, me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të rregullt, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal

Të ngjashme

Të fundit