23.5 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Bardhyl Mahmuti: Populli foli, tani është radha e përfaqësuesve të tij

- Advertisement -

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar pas protestës masive në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke bërë thirrje për veprim të menjëhershëm nga institucionet e Kosovës.

Mahmuti rikujton se në fillim të viteve ‘90, nën ndikimin e propagandës serbe dhe ruse, lufta çlirimtare e UÇK-së u cilësua si terroriste nga OKB dhe BE. Por falë një angazhimi të fuqishëm diplomatik dhe mediatik, ai thotë se propaganda u shpartallua dhe Kosova fitoi përkrahjen e aleatëve më të fuqishëm në botë.

“Tani ndodhemi përballë projektit serbo-rus për ta dënuar këtë luftë. Populli e tha fjalën e vet! Radhën e kanë përfaqësuesit e popullit,” shkruan Mahmuti, duke kërkuar unitet politik dhe veprime konkrete për të ndalur, siç e quan ai, planin për të kriminalizuar luftën e UÇK-së.

Në fund, ai paralajmëron se nëse nuk veprohet me vendosmëri, protesta e fundit rrezikon të mbetet thjesht një përpjekje e parealizuar përballë një padrejtësie historike.

Të ngjashme

Të fundit