Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka njoftuar se Bardhec Seferi është rizgjidhur kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës.
“Edhe Kuvendi Zgjedhor i LRF Mitrovicës u zhvillua në mënyrën më të mirë të mundshme, duke sjellë mbështetje për kryetarin dhe bordin e kësaj lidhje për mandatin e ri katërvjeçar dhe duke u shprehur të kënaqur me punën e bërë”, ka shkruar Ademi.
FFK dhe Lidhjet rajonale do të vazhdojnë përpara me reforma dhe rezultate të reja, duke ofruar një qeverisje të mirë për zhvillimin e futbollit në çdo pjesë të vendit.
#BashkëPërFutbollin 🤝⚽️🇽🇰