29.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Barcelona zbarkon në Serie A, katër sulmues në listë

- Advertisement -

Pas dështimit për të transferuar yllin e Athletic Bilbaos, Nico Williams, Barcelona tashmë është kthyer kah Serie A, ku po kërkon me urgjencë një përforcim në repartin ofensiv.

Sipas “TuttoMercatoËeb”, kampionët e La Ligës kanë në ‘radarin’ e tyre katër emra të rëndësishëm nga elita italiane, Dusan Vlahovic dhe Kenan Yildiz nga Juventusi, Rafael Leao nga Milani dhe Ademola Lookman nga Atalanta.

Për momentin, Vlahovic shihet si më i lehti për t’u transferuar në “Camp Nou”, ndërsa Yildiz konsiderohet i paprekshëm nga drejtuesit e Juventusit.

Në të njëjtën kohë, edhe Lookman dhe Leao janë në dispozicion për negociata, por çmimi i tyre mund të jetë tepër i lartë për situatën financiare të Barcelonës.

Barcelona pritet të nisë bisedimet sot ose nesër, duke synuar të rikuperojë kohën e humbur pas refuzimit të Nico Williams dhe të sigurojë një lojtar ofensiv me aftësinë për të luajtur në të gjitha pozicionet e sulmit.

Zhvillimet e orëve në vijim pritet të jenë vendimtare për afatin kalimtar të kësaj verë për katalanasit.

Të ngjashme

Të fundit