Barcelona është ende e interesuar për Joao Felix edhe pas huazimit te Chelsea nga Atletico Madrid
Nuk është sekret që Barcelona e ka admiruar prej kohësh Felixin.
Ata ishin në mesin e skuadrave që i kushtuan vëmendje portugezit kur ai luante për Benfican, ndërsa presidenti Joan Laporta ka pranuar më parë se ishte përpjekur të nënshkruante me të si pjesë e marrëveshjes së Antoine Griezmann.
Tani, sipas ‘SPORT’, ‘Blaugranët’ vazhdojnë të kenë interes për yllin portugez dhe synojnë blerjen e tij gjatë verës.
Barcelona dhe Atletico kanë një marrëdhënie të mirë pas marrëveshjeve të mëparshme të përfunduara mes dy klubeve të La Ligës.
Mbetet të shihet nëse lojtari do kalojë në ‘Spotify Camp Nou’.