Barcelona mund të shpallet sot kampion i Spanjës në futboll për edicionin 2022/23.
Katalanasit do të luajnë sot derbin e qytetit kundër Espanyolit dhe me një fitore do të dilte kampione për herë të parë që nga viti 2019.
Gjiganti katalanas e ka fituar 26 herë kampionatin spanjoll deri më tani dhe sonte në ndeshjen që fillon nga ora 21:00 do të ketë mundësinë të ngrejë sërish trofeun
Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të La Ligas, Barça ka 82 pikë në vendin e parë, 11 më shumë se Real Madridi i vendit të dytë dhe me fitore eventiale do ta siguronte edhe matematikisht këtë trofe.
Këto janë formacionet e mundshme:
Espanyol: Pacheco; Gil, Montes, Gomez, Cabrera, Olivan; Ribuado, Suarez, Darder; Puado, Joselu
Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; Busquets, De Jong, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Dembele.