Barcelona “shkatërron” Newcastle, kalon me spektakël në çerekfinale

- Advertisement -

FC Barcelona ka dhënë një shfaqje të jashtëzakonshme duke deklasuar Newcastle United me rezultat të thellë 7-2 në ndeshjen e kthimit, për të siguruar kalimin në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 8-3.

Skuadra katalanase dominoi totalisht takimin, duke treguar forcë të madhe sulmuese dhe kontroll të lojës nga fillimi deri në fund.

Në listën e golashënuesve u dalluan Raphinha dhe Robert Lewandowski me nga dy gola secili, ndërsa rrjetën e tundën edhe Marc Bernal, Lamine Yamal dhe Fermín López.

Për “laraskat”, të dy golat u realizuan nga Anthony Elanga, por që nuk mjaftuan për të shmangur eliminimin. Në çerekfinale, Barcelona do të përballet me fituesin e çiftit mes Atlético Madrid dhe Tottenham Hotspur, në një duel që pritet të jetë shumë i fortë.

Të ngjashme

Të fundit