8.2 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Barcelona rinovon me Umtitin deri në 2026 dhe i hap rrugë regjistrimit të Ferran Torresit

- Advertisement -

Barcelona e ka rinovuar kontratën me qendërmbrojtësin, Samuel Umtitin deri në vitin 2026.

Qendërmbrojtësi francez ka pranuar të reduktojë një pjesë të pagës që duhej të merrte në një vit e gjysmë të mbetur në kontratë.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi spanjoll përmes një komunikate për media.

Rinovimi dhe reduktimi i pagës nënkupton gjithashtu se tani Barcelona mund ta regjistrojë Ferran Torresin në La Liga

“FC Barcelona dëshiron të shprehë publikisht mirënjohjen e saj për Samuel Umtiti për gatishmërinë e tij dhe dashurinë që ai ka treguar ndaj klubit. Përmes kësaj zgjatjeje kontrate, FC Barcelona do të jetë në gjendje të rrisë kuotën e ‘fair-play-it financiar’ dhe kështu të regjistrojë Ferran Torres në Ligën Profesionale të Futbollit Spanjoll”, thuhej në komunikatë.

FC Barcelona and @samumtiti have reached an agreement to extend the latter’s contract until 30 June 2026. The French defender is reducing a part of the salary that he was due to receive in the year and a half remaining on his contract.

More info 👉 https://t.co/0UzCLewHDM pic.twitter.com/hNdmR2iBBP— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 10, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit