Barcelona e ka rikthyer kreun e tabelës, me fitoren e arritur ndaj Levantes dhe pas humbjes së Real Madridit mbrëmë ndaj Osasunës.
Barcelona e ka mposhtur pastër Levanten, me ndeshjen e luajtur në “Spotify Camp Nou”.
Djelmoshat e Hansi Flick fituan 3-0 ndaj Levantes, shkruan “GazetaExpress”.
Fillimisht, serinë e golave në ndeshje e hapi Marc Bernal në minutën e katërt të ndeshjes, pas asistimit nga Eric Garcia.
Në minutën e 32-të, Barcelona e dyfishoi epërsinë me anë të Frenkie de Jong.
Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën, Barcelona e shënoi vetëm edhe një gol.
Ishte Fermin Lopez që shënoi për 3-0, pasi u asistua nga Lamine Yamal.
Me këtë fitore, Barcelona është rikthyer në vendin e parë në tabelë, pasi mbrëmë Osasuna i bëri nder duke e mposhtur Realin, 2-1.
Barça tash shkon në kuotën e 61 pikëve, një më shumë se Reali që i ka 60.
Levante është e 19-ta me 18 pikë.






