Barcelona e ka marrë një fitore të thellë ndaj Real Oviedos në “Camp Nou”.
Të besuarit e Hansi Flick fituan 3-0 ndaj Oviedos, në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga, kështu duke u rikthyer në krye të tabelës, pasi përkohësisht ishte në duart e Real Madridit.
Pas pjesës së parë pa gola, dhe me pak raste, Barcelona u bë e gjallë në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë përmes Dani Olmos dhe Raphinhas, që shënuan në minutat 52’ dhe 57’ respektivisht.
Lamine Yamal ishte golashënuesi i golit të tretë, i cili shënoi një supergol në minutën e 73-të.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 52 pikëve, një më shumë se Reali në vendin e dytë.
Ndërkohë, Oviedo është i fundit me 13 pikë.






