Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë sonte (e shtunë) finalen e Kupës së Mbretit, pas së cilës do ta njohim fituesin e trofeut të dytë sezonal në Spanjë.
Takimi mes Barcelonës dhe Realit do të luhet në stadiumin La Cartuja të Seviljes nga ora 22:00 dhe ky do të jetë dueli i dytë i dy klubeve më të mëdha spanjolle në betejën për trofe këtë sezon.
Barcelona dhe Reali tashmë janë përballur në finalen e Superkupës së Spanjës, në të cilën katalanasit fituan bindshëm 5-2, teksa fituan edhe ndeshjen e parë të La Ligas.