Mediumi El Nacional ka raportuar se Barcelona po e konsideron një lëvizje për Viktor Gyokeres, sulmuesin suedez i cili po shkëlqen tek Sporting Lisbona.
Ani pse ai nuk është prioriteti i tyre kryesor, 26-vjeçari po vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij, duke e bërë atë një opsion atraktiv për klubin.
Sporting Lisbona i ka vendosur Gyokeres një çmim prej 65 milionë eurosh, shifër kjo që mund të shihet e lartë duke marrë parasysh situatën financiare të Barcelonës.
Megjithatë, duke konsideruar formën e tij, fizikun dhe stilin e tij të lojës, që të gjitha këto përshtaten me sistemin e Hansi Flick.
Barcelona fillimisht kishte planifikuar që të presë deri në vitin 2026 për të adresuar çështjen e sulmuesit qendror, veçanërisht pasi kontrata e Robert Lewandowskit skadon së shpejti, por mundësia për të siguruar Gyokeres tani, me një çmim relativisht më të ulët se sa vlera e tij në të ardhmen, po konsiderohet seriozisht.
Në mënyrë që kjo lëvizje të realizohet, Barcelona do të ketë nevojë që të gjenerojë fonde të mjaftueshme dhe kjo do të thotë shitja e disa lojtarëve kyç si Ronald Araujo dhe Ferran Torres.
Barcelona është e hapur për ofertat në regjionin e 60 milionë eurove për mbrojtësin uruguaian, mes ofertave që ai ka marrë nga Liga Premier dhe Superliga e Arabisë.
Në ndërkohë, Torres, i cili ka pasur deri tani një sezon të mirë, mund të shitet po ashtu për çmimin e duhur.
Nëse vjen një ofertë prej 40 milionë eurosh, Barcelona do të ishte e hapur të ndante rrugët me sulmuesin spanjoll, i cili vazhdon të mbetet i vlerëusar nga tekniku gjerman.
Shitjet e mundshme të këtyre dy lojtarëve do të bënin që Barcelona të fitonte rreth 100 milionë euro dhe ta ketë më të lehtë ta përballojë koston e transferimit të Gyokeres.