6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Barcelona, opsion real për Kessien

- Advertisement -

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë nuk ka arritur ende marrëveshje me asnjë klub evropian

Franck Kessie nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Mesfushori luftarak është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Milanin.

Dhe, duket se futbollisti nga Bregu i Fildishtë nuk e ka ndërmend të vazhdojë eksperiencën me “Rossoneri”.

Të paktën deri tash, palët nuk kanë arritur marrëveshje për një kontratë të re.

Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se futbollisti afrikan është bërë prioritet i Barcelonës, shkruan “Gazeta Express”.

Gjiganti katalunas synon ta marrë atë pa para pasi në verë do të jetë lojtar i lirë.

Gjithashtu, Kessien e duan edhe klubet angleze, Arsenali dhe Tottenhami.

Në Itali, pëlqim për ish-futbollistin e Atalantas ka shprehur Juventusi.

Gara për Kessien mbetet e hapur.

Lojtari mund të nënshkruajë parakontratë me ndonjë klub evropian qysh tash

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit