13 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Barcelona nuk fal, fitore me “manita” ndaj Betis

- Advertisement -

Barcelona ka arritur të marrë një fitore të madhe në “Camp Nou” ndaj Real Betis me shifrat 5-0.

Pjesa e parë ishte totalisht e katalanasve, pasi Joao Felix shënoi golin e avantazhit në minutën e 25’, ndërsa në minutën e 32’ ishte Lewandowski që dyfishoi rezultatin.

Harku i dytë kohor i sfidës ishte sërish për Barçën. Në minutën e 62’, Ferran Torres trefishon shifrat duke mbyllur kështu ndeshjen dhe duke i shuar shpresat kundërshtarit.

Por skuadra e Xavit nuk u mjaftua me këtë rezultat, pasi në minutën e 82’ ishte Joao Cancelo, transferimi më i ri i katalanasve që shënoi golin e pestë.

Megjithatë, Raphinha shënoi edhe të katërtin duke siguruar kështu tre pikët. Kjo fitore ngjit Barcelonën në vendin e parë me 13 pikë, një më shumë se Real Madrid i vendit të dytë. /abcnews.al/

Shikoni golat e ndeshjes Barcelona-Betis

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit