18.8 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Barcelona “ngacmon” për Rashfordin, por Manchester United nuk lëshon pe për çmimin

- Advertisement -

Manchester United mbetet i vendosur për çmimin prej 40 milionë eurosh për kartonin e Marcus Rashford, që po shihet si objektivi kryesor i Barcelonës këtë verë.

Trajneri Hansi Flick dhe drejtuesit sportivë të klubit katalanas e kanë vendosur transferimin e një sulmuesi të majtë si prioritet, dhe Rashford shihet si profili ideal për këtë rol.

Rashford, i cili ka kontratë me Man United deri në vitin 2028, është i gatshëm të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës për të kaluar te Barcelona.

Aktualisht ai përfiton rreth 10 milionë euro neto në “Old Trafford” – shifër që Barcelona nuk mund ta përballojë me strukturën aktuale të pagave.

Megjithatë, ai raportohet se është shumë i interesuar për këtë lëvizje, duke e parë si mundësinë ideale për të rifilluar karrierën e tij.

Në negociatat mes klubeve, përfaqësuesit e Barcelonës, përfshirë Decon, kanë marrë sinjale të qarta nga Manchester United: shuma prej 40 milionë eurosh nuk ndryshon.

Ndërkohë, Barça po shqyrton mënyra kreative për ta realizuar transferimin, si marrëveshje huazimi me opsion ose detyrim për blerje, ose tentativa për të ulur tarifën e transferimit.

Deri më tani, pengesa kryesore mbetet çmimi i vendosur nga Djajtë e Kuq dhe sfida për të përshtatur Rashfordin në buxhetin e pagave të klubit katalanas. Për këtë arsye, bisedimet kanë ngecur disi, por Barça vazhdon të mbetet e interesuar dhe shpreson që gjatë javëve të ardhshme të arrihet një marrëveshje e kënaqshme për të gjitha palët. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit