24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Barcelona nënshtron Sociedadin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

- Advertisement -

Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, falë fitores në çerekfinale kundër Real Sociedadit.

“Katalunasve” u mjaftoi një gol për të triumfuar 1:0 ndaj skuadrës baske në stadiumin “Camp Nou”.

Heroi i Barçës ishte Ousmane Dembele i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 52-të.

Vlen të përmendet se Real Sociedadi ishte me një lojtar më pak nga minuta e 40-të kur Mendez u ndëshkua me karton të kuq.

Barcelona në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çerekfinales tjetër mes Valencias dhe Athletic Bilbaos.

Të ngjashme

Të fundit