Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në udhëtim ndaj Real Betisit, në kuadër të javës së 16-të në La Liga.
Robert Lewandowski kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 39-të, pas një aksioni të ndërtuar jashtëzakonisht mirë.
Jules Kounde e gjeti bukur sulmuesin polak, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgojë topin në portën e boshatisur.
Lo Celso realizoi nga penalltia në minutën e 68-të për ta barazuar rezultatin, shkruan Gazeta Express.
Më pas, Barcelona u aktivizua duke kërkuar me ngulm golin e epërsisë, teksa atë e gjeti tek në minutën e 83-të kur Ferran Torres realizoi pas asistit nga Lamine Yamal.
Megjithatë, në minutat shtesë, Real Betisi e gjeti golin e barazimit, me të cilin edhe u mbyll ndeshje
Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Real Madridi që ka dy ndeshje më pak të luajtura.
Në anën tjetër, Real Betis mbetet i 11-ti në tabelë me 21 pikë të grumbulluara.