22 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Barcelona mposhtet nga Villarreali

- Advertisement -

Barcelona ka pësuar humbje 2:3 ndaj Villarrealit në kuadër të javës së parafundit në La Liga.

Katalonasit që tashmë e kanë siguruar titullin e kampionit në Spanjë e panë veten në disavantazh qysh në minutën e katërt të ndeshjes, kur Perez realizoi.

Por më pas, Barcelona mori iniciativën, teksa Yamal shënoi gol të bukur nga distanca në minutën e 38-të për 1:1.

Në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë. Fermin Lopez realizoi për 2:1.

Villarreali barazoi shifrat në minutën e 51-të për 2:2 nëpërmjet Comesanas.

E në minutën e 80-të, Buchanan shënoi për 2:3 dhe fitoren e mysafirëve.

E kjo fitore e ngrit Villarrealin në kuotën e 67 pikëve në vendin e pestë dhe e vulos pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Barcelona mbetet e para me 85 pikë.

Të ngjashme

Të fundit