Skuadra e Barcelonës ka mposhtur Slavian e Pragës në udhëtim për fitoren e dytë rresht në Ligën e Kampionëve.
Barcelona, të mërkurën mbrëma triumfoi me shifrat 4:2 në kuadër të xhiros së shtatë dhe me këtë fitore ka tubuar 13 pikë.
Vasil Kusej në minutën e 10-të kaloi Slavian në epërsi, përpara se Barcelona të realizojë dy herë dhe pjesa e parë të përfundojë 2:2.
Fermin Lopez (34’, 42’) shënoi dy golat për Barcelonën në pjesë në pjesën e parë, ndërsa në minutën e 44-të, Robert Lewandowski realizoi autogol për 2:2.
Në pjesën e dytë, një gol nga Dani Olmo (63’) dhe një tjetër nga Robert Lewandowski (71’) konfirmuan fitoren e Barcelonës.






