Barcelona ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në La Liga.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të, skuadra e drejtuar nga Xavi fitoi si vendase ndaj Celta Vigos.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 3:1.
Memphis Depay (30’), Pierre-Emerick Aubameyang (41’, 48’) shënuan golat e fitores për vendasit.
Kurse, Iago Aspas (50’) shënoi golin e vetëm për mysafirët, të cilët nga minuta e 58-të luajtën me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Jeison Murillos me karton të kuq.
Barcelona pas kësaj fitore ka 72 pikë në pozitën e dytë në tabelë, kurse Celta Vigo me 43 pikë ndodhet në pozitën e 11-të.