Barcelona dëshiron që t’ia ofrojë Frenkie de Jongut një kontratë masive deri në fund të karrierës së tij.
Sidoqoftë, kjo marrëveshje do ta përfshinte një dakordim që holandezin të marrë një ulje page në dy vjetët e parë.
Kontrata e tij aktuale skadon më 2026, dhe ai është përfolur për një largim drejt Manchester Unitedit.
Megjithatë, marrë parasysh telashet në negociatat mes lojtarit dhe katalunasve në të kaluarën, mbetet të shihet nëse ish-ylli i Ajaksit do ta pranojë ofertën.