10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Barcelona konsideron një “lëvizje të vonshme” për Jadon Sanchon

- Advertisement -

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco po konsideron të tentojë afrimin e sulmuesit të Manchester Unitedit Jadon Sancho.

Edhe pse e rregulloi raportin me trajnerin Erik ten Hag, Unitedi ende e ka Sanchon në listën e shitjeve, derisa po shpresojë të fitojë rreth 40 milionë funte për anglezin.

Me javën e fundit të afatit veror që po afron, “Djajtë e Kuq” ende nuk kanë gjetur një blerës për Sanchon dhe “Sport” raporton se një numër i klubeve shpresojnë ta marrin në formë huazimi.

Një ndër to është edhe Barcelona, të cilëve do t’iu konvenonte huazimi i anglezit me opsionin e blerjes në fundin e sezonit.

Sidoqoftë, për ta lejuar të largohet – Unitedi do të kërkojë nga Barcelona t’ia paguajë tërë pagën lojtarit, andaj kjo do të shkaktonte probleme të mëdha për katalunasit.

Edhe pse do të kenë pak hapësirë shkaku që Ilkay Gundogan po rikthehet te Manchester City, Barcelona pjesën më të madhe do ta shfrytëzojë për ta regjistruar Dani Olmon.

Raporti sugjeron se një nga mbrojtësit Andreas Christensen ose Eric Garcia të shiten për t’i rritur fundet, por aktualisht nuk ka asgjë konkrete për këtë opsion.

Alternativë tjetër përpos Sanchos, mbesin edhe Kingslay Coman i Bayern Munichut si dhe Federico Chiesa i Juventusit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit