18.1 C
New York
Thursday, September 4, 2025

Buy now

Barcelona konfirmon dëmtimin e një ylli të madh të ekipit

- Advertisement -

Barcelona nuk e ka nisur sezonin e ri pa probleme dhe problemet e tyre kanë vazhduar me lajmin se Alejandro Balde ka pësuar një dëmtim në kofshë gjatë stërvitjes.

Sot (e mërkurë) pasdite, Barcelona konfirmoi nëpërmjet një raporti zyrtar mjekësor se Balde kishte pësuar një dëmtim “të lehtë” në kofshë gjatë seancës stërvitore të mëngjesit.

“Mbrojtësi Alejandro Balde pësoi një dëmtim të lehtë në kofshën e majtë gjatë seancës stërvitore të sotme. Disponueshmëria e tij do të varet nga përparimi i tij”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Është hera e dytë brenda gjashtë muajsh që Balde dëmton kofshën e pasme, pasi e kishte dëmtuar edhe në fitoren ndaj Leganes në prill. Të dyja këto dëmtime kanë ndodhur pasi ai e këputi muskulin në janar të vitit 2024 ndërsa luante kundër Athletic Bilbao në San Mames.

Barcelona ka refuzuar të japë një afat kohor për rikthimin e Baldes, por thuhet se mbrojtësi i majtë do të mungojë për tre javët e ardhshme.

Kjo do të thotë se ai do të humbasë ndeshjet e La Ligës kundër Valencias, Getafes dhe ndoshta edhe Real Oviedos, si dhe ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Neëcastle United në St James’ Park.

Të ngjashme

Të fundit