10.9 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Barcelona këndellet pas humbjes në El Clasico, fiton ndaj Elches

- Advertisement -

Barcelona e ka lënë pas krahëve humbjen në “El Clasico”.

Katalonasit triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj Elches, në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Lamine Yamal kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e nëntë të ndeshjes, pas asistit nga Balde.

Dy minuta më pas, vendasit e dyfishuan epërsinë nëpërmjet Ferran Torres, i cili e shfrytëzoi bukur asistin e Fermin Lopez.

Në minutën e 42-të, Elche e vendosi me këmbë në tokë Barcelonën, duke e ngushtuar rezultatin në 2:1, me golin e bukur të Rafa Mir.

Megjithatë, Marcus Rashford me golin e tij në minutën e 61-të, falë asistit nga Fermin Lopez e vulosi fatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, Barcelona tani shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e dytë, pesë më pak se Real Madridi që prin. Në anën tjetër, Elche mbetet me 14 pikë në vendin e nëntë.

Të ngjashme

Të fundit