-1.6 C
New York
Friday, January 16, 2026

Buy now

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit, mposht Racing Santander

- Advertisement -

FC Barcelona ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, pas një fitoreje 2-0 ndaj skuadrës së divizionit të dytë, Racing Santander.

Ndeshja nuk nisi në orën e parashikuar, pasi organizatorët konfirmuan se dyert e stadiumit u hapën me vonesë, duke shtyrë fillimin për 15 minuta.

Megjithatë, pas fillimit të vonuar, Barcelona kontrolloi lojën dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por vetëm Ferran Torres arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Racing Santander pati mundësi të barazoi rezultatin në shtesën e fundit të ndeshjes me Lozanon, mirëpo portieri Joan Garcia u tregua fenomenal me një pritje që mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes.

Sulmuesi Lamine Yamal realizoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën katalanase në minutën e 90 + 5.

Ky triumf lejon katalanasit të vazhdojnë garën për trofeun, ndërsa Racing Santander, pavarësisht rezistencës, nuk arriti të surprizojë një skuadër të elitës spanjolle.

Të ngjashme

Të fundit