2.5 C
New York
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

Barcelona ia vendos çmimin De Jongut, ‘çmenden’ tifozët

- Advertisement -

Po raportohet se Frenkie de Jong është vënë në shitje nga Barcelona dhe tifozët nuk po mund ta besojnë se për çfarë shume ai mund të largohet gjatë verës.

De Jong i cili iu bashkua Barçës nga Ajaxi në verën e vitit 2019, nuk është më ndër zgjedhjet e preferueshme të Hansi Flick për mesfushën e blaugranasve.

Ai ka vetëm gjashtë paraqitje në La Liga këtë sezon, teksa kishte pësuar edhe një lëndim gjatë fillimit të edicionit.

Mediumi spanjoll SPORTka raportuar se gjiganti katalunas është i gatshëm ta lë të largohet mesfushorin holandez gjatë muajit janar.

Besohet se Barcelona do ta lë të lirë De Jongun për shumën e 20 milionë eurove.

Holandezi ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, por klubi dëshiron ta evitojë skenarin që ai të largohet si lojtar i lirë, pasi ende s’ka bisedime për ta vazhduar kontratën.

Kjo shumë e kërkuar nga Barcelona po konsiderohet shumë e vogël nga tifozët e klubit blaugran, dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

De Jong i ishte bashkuar gjigantit katalunas për shumën e 75 milionë eurove nga Ajaxi.

27-vjeçari ishte i rregullt dhe i palëkundur në formacionin e Barcelonës, mirëpo tash e një kohë lëndimet nuk po e lënë të qetë.

Manchester United ishte tejet i interesuar për shërbimet e tij para një viti, derisa po konsideronin të ofronin edhe më shumë se 100 milionë euro, mirëpo që Barcelona nuk i kishte dëgjuar fare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit