-3 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Barcelona ia mësyn Salahut

- Advertisement -

Tashmë të gjithë e dinë se objektivi kryesor i gjigantit katalunas është Erling Haaland.

Mirëpo, mediumi spanjoll “As” raporton se “Blaugrana” e kanë në tavolinë alternativën e sulmuesit norvegjez të Borussia Dortmundit,

Në fakt, klubi spanjoll do të mundohet ta transferojë sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Barça po e konsideronë mundësinë që t’ia ofrojë gjigantit britanik 65 milionë euro për futbollistin egjiptian, i cili do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me “Reds”.

Për momentin, palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës dhe këtë vakum mund ta shfrytëzojë Barça për ta sjell ish-futbollistin e Baselit, Chelseat, Fiorentinës e Romës në “Camp Nou”.

Salah është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit