7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

- Advertisement -

Barcelona i ka bërë me dije Manchester Unitedit se ata nuk do të plotësojnë kërkesat e tyre për të paguar 60 milionë euro për Mason Greenwood, sipas raportimeve në Spanjë.

Greenwood iu bashkua Getafes në formë huazimi nga United, pasi 22-vjeçari vendosi të largohej nga ‘Old Trafford’ në orët e fundit të afatit kalimtar veror.

Më herët gjatë kësaj jave, drejtuesit e të ekipeve u takuan së bashku në Barcelonë për të diskutuar një transferim të mundshëm të anglezit tek blaugranasit.

Sipas Mundo Deportivo, United ka mbajtur bisedime rreth një marrëveshje të re për Greenwood dhe dëshironin të zhduknin interesimin e Barcelonës.

Sidoqoftë, raporti shton se Barcelona e ka bërë të qartë se nuk do të plotësojnë kërkesat e United, pasi klubi anglez kërkoi një shumë mes 40-60 milionë eurosh për kartonin e Greenwoodit.

Besohet se çmimi i kërkuar nga ‘Djajtë e Kuq’ tejkalon buxhetin e Barcelonës, ani pse gjiganti spanjoll tash e sa kohë ka përcjellur progresin e Greenwoodit tek Getafe.

Aksionari i ri i United, Sir Jim Ratcliffe, tashmë e ka lënë derën të hapur për rikthimin e tij në skuadër dhe ka thënë se një vendim i ri për të ardhmen e sulmuesit do të merret së shpejti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit