Barcelona mund të përballet me sanksione të ashpra nëse vërtetohet fajësia e klubit në rastin e ryshfeteve ndaj gjyqtarëve. Ditën e sotme, më 10 mars, u bë e ditur se prokuroria ka ngritur padi për pagesa të Barcelonvs ndaj nënkryetarit të komisionit gjyqësor, Jose Maria Enriquez Negreira.
Sipas La Vanguardia, gjiganti katalanas, si person juridik, përballet me gjobë nëse shpallet fajtor. Në të njëjtën kohë, siç vë në dukje burimi, nuk përjashtohet degradimi i Barcelonës madje përjashtimi nga garat evropiane.
Klubi katalanas do të shpallet fajtor vetëm nëse vërtetohet se pagesat për Negreira kishin për qëllim sigurimin e arbitrit të duhur për Barcelonën, përndryshe të gjitha akuzat do të hiqen.