Manchester City i Pep Guardiolas është shpallur kampion i Evropës pasi mposhti në finale Interin.
City shkruajti historinë duke e fituar për herë të parë Champions League, e menjëherë pas kësaj, ish-klubi i Guardiolas, Barcelona, ka bërë një reagim.
Me një fotografi të Guardiolas të bashkëngjitur, Barcelona shkroi “një herë kampion, gjithmonë kampion”.
Guardiola shkroi historinë duke u bërë trajneri i parë në futboll që fitoi tripletën me dy ekipe të ndryshme.