20.5 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Barcelona fiton me përmbysje spektakolare ndaj Levantes

- Advertisement -

Barcelona ka shënuar një fitore spektakolare në xhiron e dytë të La Ligas.

Katalanasit triumfuan me përmbysje dramatike 2:3 në udhëtim ndaj Levantes.

Romero hapi serinë e golave për Levanten në minutën e 15-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Fundi i pjesës së parë ishte i vështirë për Barcelonën, pasi Moráles shënoi nga penalltia në minutën e 37-të, duke dyfishuar avantazhin për vendasit.

Mirëpo, pjesa e dytë solli një Barcelonë krejtësisht ndryshe. Në minutën e 49-të, Pedri shënoi një gol spektakolar, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Ferran Torres barazoi rezultatin në 2:2.

Kur dukej se gjithçka do të përfundonte në barazim, në minutën e parë shtesë, Elgezabal realizoi autogol, duke i dhuruar Barcelonës një fitore të madhe 2:3.

Pas kësaj ndeshjeje, Barcelona vazhdon të kryesojë me 6 pikë nga dy ndeshjet e para.

Të ngjashme

Të fundit