Barcelona ka arritur fitore ndaj Elches.
Ekipi i Xavi Hernandez vazhdon me serinë e fitoreve në La Liga, këtë herë mposhtën Elchen 3:0.
Golin e parë për ‘blaugranët’ e shënoi ylli i skuadrës, Robert Lewandowski, kështu duke regjistruar golin e shtatë, në gjashtë ndeshje sa ka zhvilluar.
Kurse, golin e dytë e realizoi Memphis Depay, i cili realizoi në minutën e 41`.
Pedri shënoi pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Në anën tjetër Elche nuk arriti të rrezikojë aspak vendasit, ndërsa, që nga minuta e 14` mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Verdus.
Edhe në pjesën e dytë më të mirë ishin vendasit, por shënuan vetëm edhe një gol.
Ishte sërish Lewa që realizoi, në minutën e 48` të ndeshjes.
Kështu Barcelona me këtë fitore merr kreun e tabelës përkohësisht, me 16 pikë, kurse Elche thellohet edhe më shumë në vendin e fundit me vetëm një pikë.