Barcelona ka vendosur të mos llogarisë më te Robert Lewandowski për të ardhmen dhe tashmë është në kërkim të një sulmuesi të ri që do ta zëvendësojë polakun.
Një nga emrat që pëlqehet më shumë është ai i Victor Osimhen, por transferimi i tij shihet si “ëndërr e ndaluar”.
Sulmuesi nigerian kaloi te Galatasaray për 75 milionë euro pas largimit nga Napoli dhe klubi turk nuk pranon ta shesë për më pak se 100 milionë euro. Një shumë që Barcelona nuk mund ta përballojë në kushtet aktuale financiare.
Osimhen, 26 vjeç, realizoi 37 gola dhe 7 asistime sezonin e kaluar, por për momentin, transferimi i tij mbetet vetëm një dëshirë e pamundur për drejtuesit blaugrana.

 
                                    




