Barcelona e ka zyrtarizuar transferimin e Franck Yannick Kessiet.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë bëhet pjesë e gjigantit katalunas si lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Milanin.
Klubi spanjoll ka njoftuar se mesfushori luftarak ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, ndërsa klauzola e shkëputjes së kontratës është vendosur 500 milionë euro.
Prezantimi i lojtarit do të bëhet më 6 korrik.
Kessie ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë viteve të fundit në futbollin italian.