16.1 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Barcelona e turpëron Real Madridin midis “Santiago Bernabeut”

- Advertisement -

Barcelona ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Real Madridi, në kuadër të kryederbit së xhiros të 11-të në La Liga.

Katalunasit ishin të hatashëm në “El Clasico” duke triumfuar me rezultat 0:4.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër s’i finalizoi rastet. Kylian Mbappe në fakt shënoi mirëpo u anulua për pozitë jashtë loje.

Vlen të ceket se francezi për vetëm 30 minuta lojë, ra plot gjashtë herë në “grackën” e pozitës jashtë loje që e ndërtoi Barcelona.

Barcelona pastaj ishte e pandalshme në pjesën e dytë, duke shënuar plot katër gola në 45 minuta. Fillimisht Casado asistoi për mrekulli te Robert Lewandowski, i cili kaloi mysafirët në epërsi (54’).

Vetëm dy minuta më vonë, polaku mori një harkim nga Balde dhe me një goditje precize e dyfishoi epërsinë (56’).

I njëjti dominim vazhdoi edhe në minutat e mbetur, me Lamine Yamal që u përkujdes për golin e tretë pas asistimit të Raphinhas (77’).

Fitoren pastaj e vulosi vetë Raphinha, që ia vodhi topin Vazquezit dhe me një parabolë e mbylli çështjen e fituesit (84’).

Me këtë triumf, Barcelona tani është lider i vetëm në La Liga me 30 pikë, gjashtë mbi Real Madridin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit