Home Sport Barcelona e shfrytëzon gabimin e Realit, mposht Alavesin

Barcelona e shfrytëzon gabimin e Realit, mposht Alavesin

0
Barcelona e shfrytëzon gabimin e Realit, mposht Alavesin

Barcelona e ka fituar me rezultat minimal përballjen ndaj Deportivo Alaves.

Katalunasit i arkëtuan pikët e plota me rezultat 1:0, sfidë e vlefshme për xhiron e 22-të në La Liga.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër nuk i finalizoi rastet. Barcelona dominoi në posedim megjithatë Alaves lehtë mund të përfitonte me disa kundërzbritje.

Vendasit ishin më të mirë në pjesën e dytë, duke pasur dy mundësi të mirë shënimi përmes Lamine Yamal e Robert Lewandowski.

Megjithatë, me një aksion të shpejtë – polaku e kaloi Barcelonën në epërsi pasi u gjend në vendin e duhur për të përfituar nga një top i kthyer prej goditjes së Yamal (61’).

Me këtë fitore të vështirë, Barcelona i afrohet në katër pikë Realit duke mbledhur 45 pikë, derisa Alaves zë pozitën e 18-të me 21 sosh.

Exit mobile version