9.9 C
New York
Thursday, January 8, 2026

Buy now

Barcelona e pamëshirshme, “shkatërron” Athletic Bilbaon dhe kualifikohet në finale të Superkupës

- Advertisement -

Futbolli spanjoll vazhdon të dominohet nga Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa ekipet e tjera rrallëherë arrijnë të jenë konkurruese ndaj dy gjigantëve.

Edhe këtë herë u vërtetua kjo diferencë, teksa Barcelona dhuroi një paraqitje spektakolare në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat të thellë 5-0.

Skuadra katalanase e mbylli çështjen e kualifikimit që në pjesën e parë, ku realizoi plot katër gola. Ferran Torres, Fermín López, Bardghji dhe Raphinha ishin autorët e golave, duke e kthyer ndeshjen në një formalitet.

Në pjesën e dytë, Raphinha vulosi fitoren me golin e pestë, duke kompletuar “pokerin” dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer të Barcelonës në këtë kompeticion.

Barcelona tani pret finalen e Superkupës, ku synon të shtojë një tjetër trofe në vitrinën e saj.

Të ngjashme

Të fundit