23.8 C
New York
Friday, September 26, 2025

Buy now

Barcelona e mposht me përmbysje Oviedon, vazhdon ndjekjen ndaj Realit

- Advertisement -

Barcelona e ka shënuar fitoren e radhës në La Liga.

Katalonasit triumfuan 1:3 në udhëtim ndaj Real Oviedos, e vlefshme për javën e gjashtë në elitën e futbollit spanjoll.

Vendasit kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Alberto Reinas i cili shënoi nga gati gjysma e fushës, pas një gabimi trashanik të portierit të Barcelonës.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, kurse inkuadrimi i De Jong në startin e pjesës së dytë dhe Leëandoëskit më vonë ishin pikat kthyese të Barcelonës.

Eric Garcia shënoi në minutën e 56-të për të barazuar fillimisht rezultatin.

Pesë minuta pas inkuadrimit, Leëandoëski shënoi për 1:2 një gol të bukur me kokë.

E me kokë shënoi edhe Araujo në minutën e 89-të për rezultatin final të këtij takimi.

Me këtë fitore, Barcelona tani shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Real Madridi që prin.

Në anën tjetër, Real Oviedo mbetet në pozitën e 18-të me vetëm tri pikë të grumbulluara.

Të ngjashme

Të fundit