Manchester United ka siguruar nënshkrimin e Benjamin Seskos, një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, duke mposhtur Barcelonën në garën për sulmuesin e shumëvlerësuar.
Sulmuesi slloven shihej nga Barcelona si zëvendësuesi afatgjatë i Robert Lewandowskit në “Camp Nou”, por kufizimet financiare penguan kampionët e Spanjës që të paraqisnin një ofertë konkurruese, raporton Diario AS.
Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” vepruan me vendosmëri, duke siguruar shërbimet e Seskos përpara disa klubeve të tjera të mëdha.
23-vjeçari do të jetë pjesë e një formacioni të ripërtërirë sulmues te United, ndërsa Barcelona – e zhgënjyer nga dështimi i marrëveshjes – përfundoi duke marrë Marcus Rashfordin në huazim.
Tani, katalanasit pritet të orientojnë vëmendjen drejt një alternative më të përballueshme për të zëvendësuar potencialisht Lewandowskin.