Barcelona e ka mbyllur vitin 2025 me fitore të madhe në udhëtim te Villarreali.
“Blaugranasit” e kanë fundosur “Nëndetësen e Verdhë” në shtëpinë e saj, duke fituar 2-0 në “Estadio de la Ceramica”.
Barcelona shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 12-të, pasi Raphinha e shënoi penalltinë, të cilën e fitoi vetë.
Në minutën e 39-të, Villarreali mbeti me një lojtar më pak, pasi Renato Veiga u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes në Lamine Yamalin.
Ky i fundit shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 63-të, e cila mjaftoi për fitoren e Barcelonës.
Të besuarit e Hansi Flickut shkojnë prapë në plus katër pikë ndaj Real Madridit, duke e mbyllur vitin 2025 në vendin e parë. Ndërkohë, Villarreali mbetet në kuotën e 35 pikëve në vendin e katërt, me dy ndeshje më pak.






