Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës këtë edicion duke shënuar fitore në finale kundër rivalit të përbetuar Real Madridit.
“Katalunasit” triumfuan 1:3 ndaj “mbretërve” në Riad të Arabisë Saudite, shkruan Demokracia.com.
Baraspesha në finale zgjati deri në minutën e 33-të kur Gavi realizoi me ndihmën e Leëandoëskit që e asistoi.
Dyshja e njëjtë doli në skenë edhe në minutën e 45-të, kur i riu spanjoll asistoi për polakun që përballë me portierin Courtois shënoi pa problem.
Goditjen e fundit Los Blancos ia dha Pedri që realizoi golin e tretë në minutën e 69-të.
Krejt çfarë bën “mbretërit” ishte goli i Benzemas në minutën e dytë shtesë.
Barcelona deri në finale erdhi pas fitores kundër Betisit në gjysmëfinale pas penalltive, njëjtë sikur Real Madridi që triumfoi kundër Valencias.