Barcelona është tejet e interesuar për sulmuesin e Liverpoolit Luis Diaz, me drejtorin sportiv Deco që tashmë ka diskutuar me agjentin e kolumbianit.
Katalunasit pritet të kenë disa ndryshime në skuadër pas shkarkimit të Xavi Hernandezit, ku në rast që shesin disa lojtarë atëherë mund të investojnë në afatin e verës.
Deco dëshiron ta ndryshojë formacionin bazë dhe “AS” raporton se Luis Diaz është top prioriteti për afatin kalimtar.
Barcelona gjithmonë e ka dashur një sulmues anësor të ri, me preferencën e Xavit që ka qenë Nico Williams i Athletic Bilbao, mirëpo tani që s’është më – situata ka ndryshuar.
Deco beson se Williams nuk ka fuqi fizike, derisa i mungon edhe lidershipi prandaj ndihet se Diaz do të jetë adekuati, pas mesfushorit Guido Rodriguez, që do t’iu bashkohet si agjent i lirë.
Portugezi tashmë është takuar me Decon dhe agjentët e tij po shqyrtojnë mundësinë se si mund të realizohet ky transferim, pa e dëmtuar gjendjen financiare të katalunasve.
Lëndimet e kanë penguar karrierën e 27-vjeçarit në “Anfield”, por ishte ndër përformuesit më të mirë këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe dhuruar pesë asistime në 32 paraqitje në Premierligë.
Liverpool ndërkohë do të ishte i hapur për shitjen e Diaz, që nuk shihet në planet afatgjatë të Arne Slot. Ata paguan 37.5 milionë funte në vitin 2022, por tani do të duan shumë më shumë.
Thuhet se Barcelona duhet të shpenzojë mbi 50 milionë euro për të siguruar Diaz dhe një situatë e tillë mund të realizohet vetëm nëse shitet Raphinha.